‘Përmbytet’ me shalqi Rruga e Kombit, kamionçina përplaset dhe përmbyset


Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Soç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një kamion i ngarkuar me shalqi, ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurën e rrugës dhe është përmbysur. Kjo përplasje ka shkaktuar derdhjen e të gjithë bostanëve në rrugë, çarjen e tyre dhe ‘përmbytjen’ e Rrugës së Kombit.

 

Nga ngjarja në fjalë nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Like it? Share with your friends!