Përplasen katër automjete në Vlorë.


Katër makina u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Trasballkanike në Vlorë.

Policia tha në vendin e ngjarjes se makinat e përfshira në këtë ngjarje ishin nje Mercedez, Volswagen dhe nje Ford.

Sipas informacioneve të fundit mësohet se një grua është trasportuar ne spital e plagosur nga kjo ngjarje.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e përplasjes mes automjeteve.


Like it? Share with your friends!