Personalitet e shumëfishta të binjakëve, ja çfarë duhet të dini nëse jeni lidhur me ketë shenjë


Prej pak ditësh hymë në sezonin e binjakëve, shenjës magjepsëse, origjinale, ekstroverte dhe aventureske. Por duke pasur parasysh energjinë e binjakëve, kjo shenjë gjithashtu mund të jetë e furishëm,e hutuar dhe hakmarrëse për këdo që përpiqet të ndërhyjë në jetën e tyre.

Më poshtë do të mësoni të gjitha tiparet e personalitetit të dyfishtë të binjakëve dhe çfarë duhet të dini nëse jeni martuar me një person të tillë.

Karakteri PITER PAN
Mund të ndodhë shpesh t’ju duket sikur jeni martuar me një fëmijë ! Të gjithë jemi nga pak fëmijë, por binjakët mbajnë vendin e parë ! Kur ballafaqoheni me sjellje shqetësuese jini specifike dhe faktikë. Refuzoni të pranoni mendimet e tij tepër narcisiste ose të papërgjegjshme, por mbi të gjitha mos harroni se rritja dhe pjekuria e tij nuk është përgjegjësia juaj. Njihni kufijtë tuaj dhe sa larg jeni të gatshëm të shkoni.

I pavendosuri
Nëse jeni martuar me një tip të tillë, e sigurtë që 90% të vendimeve do t’i merrni ju në lidhje ! Në fillim mund të duket si privilegj, por të vendosësh dhe për kompaninë e taksisë që do të merrni, restorantin që do ta hani, ngjyrën e këpucëve të tij etj etj bëhet e lodhshme! Binjakët vështirë se e ndajnë mendjen dhe tregojnë siguri, ndaj kjo është arsyeja, përse ata do t’ju lënë gjithçka në dorë juve.
Tipi paragjykues

Pjesa më argëtuese e lidhjes suaj (dhe fatkeqësisht e errëta) është se ju kurrë nuk i zbuloni të gjitha personalitetet e binjakëve! Çdo ditë është si dita e parë e lidhjes, pasi ju jeni në një proces të vazhdueshëm njohës ! Ai do të jetë i zhurmshëm, karizmatikë, por dhe paragjykues dhe hakmarrës ! Jo rrallë herë ndodh që karakteri paragjykues të jetë dominant tek binjakët, ndaj nëse jeni martuar me një person të tillë, thjesht duhet ta pranoni që kjo është njëra fytyrë e binjakëve.


Like it? Share with your friends!