Po për shqiptarët çfarë u vendos? BE publikon listën e vendeve ‘të sigurta’, kush do lejohet të udhëtojë drejt unionit


Bashkimi Evropian ka përpiluar listën me 14 vende, shtetasit e të cilave konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar të lëvizin brenda unionit nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë. Por SH.B.A., Brazili dhe Kina janë jashtë kësaj liste dhe nuk quhen vende të sigurta. Ndërkohë që as Shqipëria, Kosova, e Maqedonia e Veriut nuk do të lejohen të lëvizin drejt vendeve të BE-së. Të tjera vende që do munden të udhëtojnë drejt BE-së përfshijnë Australinë, Kanada, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut. Sipas BBC-së, BE është e gatshme të shtojë Kinën në listë nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët. Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e unionit që udhëtojnë brenda bllokut. Megjithatë kjo listë është paraprake.


Like it? Share with your friends!