Policia arreston italianin super mashtrues në Rinas, mashtroi dhe grabiti 1 milionë euro


Më datën 29 mars, policia shqiptare ka arrestuar shtetasin Gabriele Tarroni Longinotti, pasi akuzohet për mashtrim financiar në nivel ndërkombëtar, në momentin kur ai po largohej nga Shqipëria.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin për shtyp i Policisë më 29 mars.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë pikërisht për një mashtrim ndërkombëtar ku shtetasi italian vepronte edhe në Shqipëri. Ai akuzohet se ka mashtruar kompaninë BP, të cilës i ka vjedhur shumën prej 1milionë eurosh, si dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh bankare.

Sipas burimeve krahas italianit nën hetim është vënë edhe shoqëria Gala me seli në Tiranë, me administrator po nga Gabriele Tarroni Longino.

Ndërkaq shoqëria BP shpreh vlerësimin për punën e shkëlqyer të bërë deri tani nga policia e shtetit dhe ka besim në rezultatin final të hetimeve, të cilat janë akoma në vazhdim nga autoritetet kompetente.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format