Poston projektin 3D të aeroportit të Vlorës, Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri (VIDEO)


Kryeministri i vendit Rama, ka postuar mëngjesin e sotëm një video 3D të aeroportit të Vlorës. Përmes këtyre pamjeve, Rama zbulon zhvillimin që do t’i sjellë vendit ndërtimi i tij.

Videon në fjalë, kreu i qeverisë e sjell në formën e një rrëfimi dhe shprehet se do të bëhet e mundur që nëpërmjet këtij aeroporti shqiptarët të vijnë nga Amerika në Shqipëri me një linjë direkte.

Po ashtu, kryeministri nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.


Like it? Share with your friends!