Prangosen babë e bir, akuzohen për shpërndarje kokaine


Një rast brenda familjes, ku babai dhe djali, janë prangosur nga policia, pasi akuzohen për shpërndarje kokaine, është rregjistruar në Durrës. Policia tha se ka prangosur babë e bi, ndërsa ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë, ndaj një tjetër personi.

Njoftimi i policisë:

Durrës

 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

 

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, një automjet, një sasi parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

 

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 


Like it? Share with your friends!