Proçesi mësimor në kohë pandemie, mes klasave dhe internetit


Mësuesi i matematikës shpjegon mësimin. Një koleg e mbështet atë për ta lehtësuar proçesin nëpërmjet “Edukimin Dixhital të Integruar”. Janë vetë shkollat që  përpiqen të reagojnë në Itali ndaj vështirësive të këtyre javëve edhe falë mësuesve të shtuar si rezultat i situatave  Covid. Një nismë e realizuar pas valës së parë të epidemisë, e cila shërbeu për të lehtësuar ato klasa që ishin shumë të ngarkuara dhe në këtë mënyrë u  shmang grumbullimin. Me urdhëresën më të fundit të Rajonit të Pulias po bëhet e mundur mbajtja e mësimeve me një pjesë të nxënësve në klasë dhe një pjesë të lidhur përmes internetit nga shtëpia. Kjo është ajo që po ndodh dhe për shkollën e mesme “De Marinis” në Carbonara, një nga ato institucione arsimore që arriti të realizonte  në kohë forcimin e komunikimit nëpërmjet rrjetit, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit mësimor, për të kryer mësimet sipas procedurave.

Dhe e dini, shkolla është një vend ku takohen shumë histori jetësore.

Një prej tyre është edhe kjo e njërit prej mësuesve  nga Puglia, i cili ishte vendosur në Zvicër dhe u kthye në vendin e tij menjëherë pas thirrjes për të shëbyer në këto ditë të vështira nëpërmjet mësimdhënies.  //telebari//


Like it? Share with your friends!