“Pse duhet të durojë njeriu kaq shumë?”, historia e dhimbshme e Rajmondës e cila dhunohej prej vitesh nga bashkëshorti


Mbrëmjen e sotme, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” transmetoi historinë e dhimbshme të Rajmondës, një 26-vjeçare e cila dhunohej prej vitesh nga bashkëshorti.

Ai i kishte thyer dhëmbët, i kishte shkaktuar epilepsi nga goditjet e shumta dhe i kishte hequr asaj dëshirën për të jetuar.

Bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht dhe pasi duroi gjatë, ajo vendosi më në fund të ndahej. Mirëpo, për hir të vjehrrës që e kishte shpëtuar shumë herë nga duart e djalit të saj dhe nga vdekja, Rajmonda kishte vendosur të mos e denonconte atë.

“Më pati thyer telefonin edhe nuk i ishte djegur ekrani. Mora mamin në telefon, djali i vogël e pa. Më tha s’kam fjetur fare sepse tërë natën ka qëndruar te dera duke më mbrojtur mua, më ka fshehur thikat. Djali i vogël qante. Shumë. Pafund. I thoshte vjehrra mos se është gjynah, mos se i cove fëmijët në traumë por ai edhe më shumë. Vinte vjehrra, erdhi dy tri herë. Vjehrra e shkretë ka fjetur te dera. Fli te krevati im se unë do rri te dera që të mos të t’mbysi ty, më tha. Kur iku fshehu thikat. Pastaj mori vjehrra më coi te krevati i saj, më tha merre dhe djalin që të mos sëmuret. Isha shumë keq, më tronditej trupi, kisha ethe. Vjehrra s’kishte ku të më conte se ishte dhe natë. Mbajta mend numrin e mamit, e mora…i thashë nuk e di si do bëj por jam shumë keq, m’u shkrep hemorragji. Më cuan në spital. Më thanë shko denoncoje por më vinte keq për vjehrrën se me mijëra herë më ka shpëtuar jetën”- tregoi Rajmonda mes lotësh, teksa rrëfimi i saj përloti edhe moderatoren e emisionit, Arbana Osmanin.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format