Pse njerëzit i tremben numrit 13-të?

Studiuesit thonë se të paktën 10% e popullsisë kanë frikë nga numri 13. Çdo vit frika edhe më specifike e së premtes 13, për të cilën ka edhe një emër – paraskevidekatriaphobia, çon në humbje financiare mbi 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet dhe në raste më ekstreme, nuk shkojnë as në punë. Por, çfarë e bën 13-ën numër kaq të pafat dhe si nisi kjo besëtytni numerike?

Një mit i hershëm lidhur me “origjinën e frikës”, përfshinte Kodin e Hammurabit, i cili cilësohet si një prej dokumenteve juridikë më të vjetër në botë. Thuhet se nga ky dokument, u hoq ligji i 13-të i tij nga lista e rregullave ligjore, ndërkohë që një teori më realistike thotë se nuk ishte asgjë veçse një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti ta përfshinte atë rresht të tekstit.

Matematikanët dhe shkencëtarët, ndërkohë, tregojnë për mbizotërimin e numrit 12, që shpesh është konsideruar si një numër “perfekt” në botën antike. Sumerët e lashtë e zhvilluan sistemin numerik duke u bazuar tek 12-ta, që sot përdoret ende për matjen e kohës: kalendarët kanë 12 muaj, një ditë e vetme përbëhët nga dy 12-orëshe, etj.

Like it? Share with your friends!