Rama: Do jemi një ndër vendet e para për shpejtësinë e vaksinimit


Kryeministri Rama, ka zbuluar ditën e sotme se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë në vendin tonë 90 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.

Përmes një postimi në “Facebook”, Edi Rama shprehet se, “Shqipëria do të vijojë që të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit eurpian për shpejtësinë e vaksinimit”.

Postimi i plotë i Ramës:

? TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA?

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit?

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira?

#Besim #Durim #Bashkim dhe #PunëDitëNatë????


Like it? Share with your friends!