Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se puna “vazhdon pa u ndalur për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”.
Reagimin e tij Rama e ka shoqëruar edhe me pamje nga kantieri i shëndetësisë, ku po punohet për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.
Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.