Rama nxjerr pamjet, ja se si do të shëndrrohen spitalet nga veriu në jug


Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se puna “vazhdon pa u ndalur  për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”.

Reagimin e tij Rama e ka shoqëruar edhe me pamje nga kantieri i shëndetësisë, ku po punohet për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.

Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Grupi privat në Facebook


Like it? Share with your friends!