Rama: Oferta e opozitës si receta e Sudes, ne nuk jemi njësoj dhe nuk merrem me politikë vari…


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin e radhës në Gramsh, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama theksoi se oferta e opozitës është si recetat e Sudes, duke shtuar se këto zgjedhje janë sprovë karakteri për shqiptarët, për të bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë përmes punës.

“Data 25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë. Nuk mund të besojmë tek recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveç se me djersë dhe sakrifica. Ata vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e guximtarëve. Nuk ka sukses të lehtë.

Që të kemi sukses më shumë, duhet të punojmë më shumë.  E ardhmja nuk vjen vetë, me premtime me fushë me lule. Përpara ka rrugë përpjetë, që duhet ta ngjisim se nuk bën. Ata i ranë shkurt, duke parë vetëm klanin e tyre, familjen e tyre. Nuk e dua pushtetin për veten timeJam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë. Jemi partia, e atyre që zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në punë për të fituar paratë për të jetuar sa më mirë. ndryshimin e sjell vetëm puna e pasioni për t’ia dalë”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se qeveria e tij ka bërë një luftë të pandërprerë për të rregulluar pasojat e tërmetit dhe për të luftuar pandeminë.

“Shqiptarët kanë shkuar pas haxhi Qamilit, pas Sudes e Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë. Ne kemi vendosur që të përballemi, për të reformuar sistemin e drejtësisë, kemi vendosur që të përballemi me varfërinë, për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë, vjedhjes së ujit, duke i dhënë fund grabitjeve dhe zaptimeve të pronave. Ne iu shkojmë në rrënjë problemeve. Vetëm përmes punës mund të arrijmë shumë. Sfidat fitohen vetëm duke u përballur me to. Ne iu dhamë strehë atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

Ne po dalim më të fortë pas goditjes së tërmetit. Na ndodhi edhe tërmeti i pandemisë së padukshme, por ditëm ta përballojmë. Ne nuk pamë kush është demokrat e kush socialist, por pamë secilin si gjyshin e gjyshen tonë. Ne jemi në mes të luftës për pandeminë. Shqipëria, ndër të parat vende që do ta lë pas tunelin e pandemisë. Këtë luftë do ta fitojë kjo shumicë qeverisëse. Pa politikën, Shqipëria nuk mund të bëhet e ardhmja jonë”, u shpreh Rama.

Mesazhi i tij për të rinjtë e të rejat është që të mësojnë bashkëmoshatarët të mos largohen nga politika se nuk janë të gjithë njësoj dhe nëse i kthejnë shpinën kutisë së votimit, është e pamundur që politika të merret me ta.

Edi Rama: Shtysa që më nxjerr përditë nga shtëpia është të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më e mirë nesër dhe çdo shqiptar, pavarësisht kë voton e çfarë mendon të ndihet më mirë nesër.

Mos harroni t’ju thoni bashkëmoshatarëve tuaj që të thonë se “nuk merren me politikë, vari… se të gjithë janë njësoj”, jo. Nuk jemi të gjithë njësoj se po të ishim njësoj, rruga me atë urën nuk do ekzistonin, do vazhdonin t’i binin rrotull e rrotull kodrave për të arritur deri këtu.

Po të ishim njësoj, dhe Gramshi do ishte njësoj. E rëndësishme për njeriun që thirret për të votuar dhe thotë s’dua se janë të gjithë njësoj’, gabon se po mendoi se po i ktheu shpinën kutisë së votimit, është jashtë mundësive që politika të merret me të prapa shpine. Pa politikën, Shqipëria nuk bëhet e ardhmja.

 


Like it? Share with your friends!