Raporti i “Freedom House”, Shqipëria dhe Kosova rënie në nivelin e demokracisë


Organizata Freedom House publikoi raportin e përvitshëm për lirinë në botë duke mbërritur në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme.

Sipas raportit Freedom House, Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbeten pjesërisht të lira, dhe kanë pësuar një rënie prej një pike dhe dy pikësh respektivisht.

Shqipëria, thuhet në raport, ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë.

Për këtë renditje të Shqipërisë, Freedom House thotë se ndikuan rënia e lirisë së grumbullimit.

Rasti i parë i theksuar nga Raporti është për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në muajin maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar, Klodian Rashën, që kishte shkelur urdhrin për orën policore.

Këto kontribuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.

Ndërsa Maqedonia e Veriut vlerësohet nga Freedom House  si një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë. Freedom House vëren se , Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime./tch


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format