Reforma Zgjedhore, arrihet marrëveshja, Basha: Hodhëm një hap përpara


Pas disa ditë bisedimesh, në lidhje me Reformën Zgjedhore, mes pozitës dhe opozitës dhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, palët kanë arritur një marrëveshje vetëm pak momente më parë. Marrëveshja u përshëndet edhe nga OSBE dhe BE. Lideri i Partisë Demokratike Lulzim e përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshje me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, gjë të cilën e ka bërë dhe pak momente më pas dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Postimi i Bashës

Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.  PDshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. 

 


Like it? Share with your friends!