Reforma zgjedhore Meta: Shpresoj që palët të arrijnë konsensus


Meta ka deklaruar sot se shpreson që palët të arrijnë një konsensus për sa i përketë çështjes së  rëndësishme të Reformës Zgjedhore. Presidenti  Ilir Meta ishte sot përballë gazetarëve, ka dhe ka për situatën politike në vend, duke u ndalur tek marrëveshja që pritet mes  pozitës dhe opozitës, për reformën në vend.

Meta: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Duket se cështja ka mbetur në mirëbesim në disa elementë. Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.

 

 


Like it? Share with your friends!