Rita Ora tregon modelin e radhës dhe akoma se besojmë që ka hequr dot nga flokët e gjatë


Së fundmi është një model flokësh i cili po bën namin sidomos midis personazheve të njohur. Pak ditë më parë Lori Hoxha  tregoi modelin ri të shkallëzuar si vitet 90 dhe tregoi se ishte frymëzuar nga Jennifer Aniston. Tani radhën e ka Rita Ora e cila ka hequr dorë nga flokët e gjatë me onde për të “përqafuar” të njëjtin stil.

Rita Ora u karantinua gjatë izolimit të vendit në periferi të Londrës, shumë larg nënës së saj, e cila ishte në krye të detyrës si infermiere. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga Parisi, ku besohet se po punon për projektet e reja.

Këngëtarja është aktualisht duke punuar për albumin e saj të tretë, dhe ende nuk ka zbuluar asnjë surprizë.


Like it? Share with your friends!