“Sa e vërtetë është që ju kërkon para artistëve për të dalë në emision?” Përgjigjet Meriton Mjekiqi


Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi është rrëfyer së fundmi për gjithçka – nga jeta personale, raporti me ish-gruan, sherret në estradë dhe emisionin e tij në emisionin “NIN” të Klan Kosova.

Gjatë intervistës, ai sqaroi edhe se ekipi i tij kujdesen për mysafirët që do të jenë pjesë e emisionit.

 

“A është e vërtetë që ju kërkon para për të dalë në emision?”, e pyeti gazetari.

“Për këtë gjë merret ekipi im, nëse është me lek apo me diçka, por për momentin jemi okay. Merren njerëzit përgjegjës që presin mysafirët sepse unë kam punë të tjera dhe nëse kërkohet lek apo diçka marketingu paguhet kudo në botë, nuk është diçka “wow”. Marketingu paguhet kudo në botë, është biznes dhe ne në rregull jemi”, tha Meritoni duke lënë të kuptohet se edhe dalja në emsionin “Gjoni Black” ka një kosto.

 


Like it? Share with your friends!