Sekuestrohet 112 kg “amnezi “, tre persona të arrestuar nga policia


Ata ishin gati të “mbushnin” rrugët e qytetit me 112 kilogramë ‘amnezi’: marihuanë me cilësi të lartë, me një përmbajtje THC prej 20%, që shkakton efekte të forta psikologjike, e cila është bërë e njohur në botën e përdoruesve. Për të ndaluar planet e tyre, karabinierët e Njësisë së Hetimit të Barit, në Itali  u kujdesën për ngjarjen. Protagonistët e historisë janë tre burra nga 25, 30 dhe 41 vjeç – të gjithë nga Bari emra të njohur për policinë – të arrestuar tashmë për qëllim të  tregtisë së drogës dhe mallra të vjedhur. Treshja, e monitoruar për disa kohë nga policia, kishte identifikuar bazën e tyre të operacioneve brenda një garazhi të një ndërtese apartamentesh në rrethin Carrassi. Brenda nën-katit të marrë me qira policia gjeti disa çanta me 25 pako celofani me një kilogram secila të amnezisë brenda. Pesë çanta me 40 pako marihuanë me një kilogram u gjetën në garazh. Në furgon, në një paletë kuti, të gjitha të mbështjella me celofan, u gjetën  dhe 45 kilogramë të të njëjtit lloj droge. Në etiketa, përveç emrit të ‘amnesia haze’, karikaturat e futbollistëve të njohur synojnë pirjen e duhanit. Policia gjeti dhe  paisje të një laborator të vërtetë për peshimin dhe paketimin e marihuanës, dhe një motor. Droga, e cila nëse do të shitej me pakicë do t’u siguronte tregtarëve rreth një milion e 700 mijë euro, u sekuestrua dhe në ditët në vijim do të analizohet nga laboratori i narkotikëve në Seksionin e Hetimeve Shkencore të Policisë. Të tre të arrestuarit, në përfundim të formaliteteve, u dërguan në burg, ku janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.//Telebari


Like it? Share with your friends!