Sërish referendum për plehrat? PD beson se PO!


Partia Demokratike është e vendosur për të rikthyer çështjen e referendumit për importin e mbetjeve.

Inisiativa e nisur nga legjislatura e kaluar u zvarrit qëllimisht për një vit, tha Edmond Spaho.

Por kërkesa për ta futur në senacën e nesërme është rrëzuar nga PS, pasi duhet ribërë kërkesa nga e para për shkak se shumë prej firmëtarëve nuk janë më deputetë.

Spaho: Çështja e tretë që ngrita ka të bëjë me referendumin për importin e mbetjeve, ka një kërkesë të legjislaturës së shkuar nga ana e PD për t’iu drejtuar qytetarëve me pyetjen: A jeni dakord që në Shqipëri të importohen mbetje? Kërkesa është zvarritur me qëllim nga mazhoranca, prej një viti nuk u shqyrtua as në komisione dhe as në seancë plenare.Insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës të punës së Kuvendit, kërkuam të futej në seancën e nesërme. Mazhoranca rrëzoi kërkesën tonë duke u kapur pas elementëve tekniko-administrativ.

Disa nga deputetët që kanë firmosur kërkesën e parë nuk janë më pjesë e Kuvendit. Do plotësojmë këto mangësi të karakterit teknik, do të riparaqesim kërkesën dhe do të ushtrojmë të gjithë presionin e mundshëm mbi mazhorancën që këtë referendum ta kryejmë pasi është e drejtë që buron nga Kushtetuta që forca jonë politike të kërkojë mbajtjen e këtij referendumi por në rradhë të parë është e drejtë e qytetarëve shqiptarë që të shrehen mbi një çështje kaq të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen e vendit, me të ardhmen e qytetarëve dhe brezave të rinj.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format