Sezoni turistik me kërkesa të shumta/ Izraeli Ukraina, Polonia, Hungaria, kanë një rritje të ndjeshme të kërkesave në vendin tonë


Sivjet sezoni turistik pritet të jetë akoma më i lehtësuar, për shkak të vaksinimit të popullatës. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në “Facebook”. Shumë turistë nga Izraeli, Hungaria, Polonia dhe vendet nordike, kanë shprehur dëshirën e tyre për të kaluar pushimet në perlën ë bukur magjike të vendit tonë

 

Postimi i plotë:

 

“Ka shumë raste që punët publike kanë problematika që dalin gjatë punës dhe koha e përfundimit mund të jetë përtej afatit të parashikuar. Ky është rasti i përurimit nesër të shëtitores së Sarandës që nuk lidhet me zgjedhjet. Pavarësisht shëtitores, rrugës, shumë gjëra të tjera janë bërë. Është punuar shumë fort në këtë një e gjysmë mandat, se ky nuk është mandat, dhe këtu kërkoj rikonceptim të dy mandateve. Ne kemi patur një mandat e gjysëm dhe një luftë, jo dy mandate. Por, pavarësisht kësaj, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Për shembull me ujin e pijshëm. Janë 120 kantiere që shtrijnë kilometra tubacione për ndërtimin e ujësjellësve të rinj. Ky sezon do jetë më i lehtësuar për shkak të vaksinës”,- tha Rama.

“Mjafton të bësh një anketë me tur operatorët. Do shikosh se sa shumë kërkesë ka. Ka një kërkesë të rritur nga Izraeli, ka shumë kërkesa nga Ukraina, Polonia, Hungaria, Çekia, vendet nordike. Shumë suedezë duan të vijnë këtu. Ne sapo kemi lidhur një marrëveshje për fluturimet  “North Ëing”, që ka si klientë ruso-folësit”,- tha Rama.

 


Like it? Share with your friends!