Shenja e horoskopit që “rrezikon” të mbesë beqare (aq kërkuese është)


Sado mosbesues të jemi, duhet ta pranojmë që kur vjen puna tek horoskopi të gjithë ndikohen në një formë a në një tjetër. Dikush beson më shumë e dikush më pak por fakti, që muaji dhe data e lindjes lidhet ngushtë me karakterin e personalitetin tuaj, është i pamohueshëm.

Një luan do të jetë në qëndër të vëmendjes një peshore është gjithmonë e drejtë, një binjak gjithmonë ka diçka për të thënë ndërsa bricjapi vetëm analiza analiza gjithmonë me këmbë në tokë. E meqë jemi tek bricjapët, për vajzat që besojnë se fati i tyre është i shkruar në yje, Living nuk ka lajme të mira. Sa shenjë e mirë dhe e fortë është shpesh herë bricjapi është dhe shumë i vështirë.

Femrat e lindura në shenjën e Bricjapit kanë kritere shumë të ashpra, janë realiste dhe rrallë herë emocionohen lehtë. Janë personalitete të qëndrueshme dhe t’i ndryshosh mendjen një bricjapi është gjëja e fundit që mund të bëni. Femrat bricjape janë me këmbë në tokë, dhe nuk harxhojnë kohë me ëndërrimtarët. Një femër bricjap do fakte do vepra dhe jo fjalë në ajër. Duke qenë një shenjë që adhuron perfeksionin, mashkulli I femrës bricjap duhet të jetë gjithashtu i përkryer. Është diskrete dhe nuk dëshiron aspak të bjerë në sy. Gjtihmonë është e tërhequr, duke bërë që shpesh herë mashkulli perfekt për këto femra mos të ekzistojë…


Like it? Share with your friends!