Shenjat e horoskopit që bien më shpesh në kurthin e iluzionit. Zbuloni nëse jeni një ndër to


Në dashuri dhe në ndjenjat e dashura për dikë në përgjithësi fiton zemra para racionalitetit. Edhe pse shumë persona arrijnë në pikë që të kuptojnë kur partneri apo një mik i mashtron, ka të tjerë, që të përfshirë nga ndjenjat bien në kurthin e iluzionit mendor se gjithçka herët a vonë do të ndryshojë.

Mundësia për t’u manipuluar apo mashtruar varet nga shumë faktorë. Ka disa shenja horoskopi më të prirë për t’u gënjyer, si në marrëdhëniet sentimentale po ashtu dhe në ato miqësore.

Është e jashtëzakonshme se si një shenjë e fortë si ajo e Dashit zgjedh të mashtrohet. E vërteta është se këta njerëz i japin shumë vlerë marrëdhënieve dhe në disa raste ata i mbulojnë sytë për mos të parë realitetin.

Ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores kanë tendencë t’u besojnë njerëzve, edhe kur nuk e meritojnë atë. Kjo është arsyeja pse ata vazhdimisht mashtrohen dhe lëndohen.

Për dallim nga shenjat e tjera që i besojnë shumë njerëzve, problemi i Binjakëve qëndron në mbivendosjen që ata kanë ndaj tyre. Prandaj, ata mashtrojnë veten se kurrë nuk do të tradhtohen ose lihen sepse askush nuk është më i mirë se ata.

Problemi i atyre që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit është ai i mashtrimit të vetvetes se gjithçka po shkon mirë, edhe nëse problemi lind prej tyre. Ata kanë frikë të prishin një marrëdhënie dhe kështu bien në besimin e gabuar se gjithçka do të jetë mirë.

Për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, iluzioni lind që në momentin kur ata gjejnë dashuri. Në fakt, këta njerëz besojnë te shpirti binjak dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të përmbushur ëndrrën e tyre për “jetuan të lumtur e të gëzuar”.

(Kosova Sot Online)


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format