Shenjave që nuk duhet të guxoni t’u thoni asnjë sekret/ mbahen si thashethemexhinjtë e horoskopit


“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt” Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, e keni të kotë ! Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin! Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj ! Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten ! Megjithatë Living do të japë nga një shpjegim përse shenajt e mëposhtme nuk i mbajnë dot sekretet.

Shigjetari
Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse shigjetarit i flet goja para mendjes Dashi
Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. POR në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

Gaforrja
Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq ! POR gaforret janë thashethemexhije.Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

BInjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke i dhënë shumë informacion! Madje nuk flet vetëm për sekretet tuaja, por edhe të tjerëve!


Like it? Share with your friends!