Shitjet e makinave të përdorura, Volkswagen Zentrum ofertë çmimesh për tre ditë në Bari


Gjatë kësaj periudhe historike, në të cilën shitja e makinave të përdorura po pëson rënie në të gjithë Italinë, shitja e Volkswagen Zentrum në Bari,  shkon drejt trendeve të reja me çmimet. “Nëse nga njëra anë vëmendja ndaj klientit është maksimale, nga ana tjetër ne mendojmë edhe për momentin që mund t’i krijojmë atyre mundësinë që të blejnë një makinë të re me një çmim të reduktuar”, thane , nga pika e shitjes në Bari.  Nga 10 deri më 12 shtator, Volkswagen Zentrum ofron makina të përdorura me ulje çmimesh.

“Të ndodhemi pranë blerësve në këto momente është pika jonë më e fortë. Klientët në këto kohë të vështira kërkojnë efiçencë të mjetit dhe siguri, sepse lind nevoja për lëvizjen me mjete më shumë se me transportin publik. Përpara se ti nxjerrim në treg ne kryejmë një kontroll të detajuar të mjeteve, në tërësi. Nga ana tjetër është menduar që në këto momente të vështira në datat 10, 11 dhe 12 shtator të ketë oferta në çmime. Kjo ofertë nuk vlenë vetëm për një nga mjetet tona, por për më shumë se 100 të tjera”, thanë për Telebarin. //telebari//

 


Like it? Share with your friends!