Shpëtojnë nga përmbytja e Shkumbinit qindra hektarë tokë, Çuçi inspekton investimin


Qindra hektarë tokë bujqësore dhe dy lagje të Cërrikut shpëtojnë nga përmbytja pas investimit në një pjesë të argjinaturës së lumit Shkumbin. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Cërrik për të parë nga afër këtë ndërhyrje të domosdoshme për atë zonë.

“Kjo është një vepër që mbron jo vetëm qindra hektarë tokë, të cilat tashmë po marrin një zhvillim, por mbron nga përmbytja dy lagje të Cërrikut si “Ferma” dhe “Shelgu”.  Është një ndërhyrje që më në fund do të sistemojë këtë pjesë të shtratit të Shkumbinit, si dhe do të mbrojë prodhimin bujqësor të fermave këtu afër”, tha Çuçi.

Vlera e këtij investimi është 45 milionë lekë. Krahas rindërtimit të argjinaturës janë ngritur edhe disa penele mbrojtëse nga errozionit dhe përmbytja e tokave bujqësore.

ZYRA E SHTYPIT

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

 


Like it? Share with your friends!