Shtyhet afati i punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin!


Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë sqaruar se janë shtyrë për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.

Këto punime, të parashikuara do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021. Më tej ARRSH njofton se vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Njoftimi i ARRSH

Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”.

Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format