Shumë herë buzëqeshja nuk e tregon atë që ne e ndiejmë….


Një grua e re shkoi tek këpucari dhe i kërkoi që të riparonte shollën e këpucës. Zanatçiu i moshuar nisi punën dhe ndërkohë që riparonte, i tregonte zonjës grimca himoristike dhe e bëri atë të qeshë me të madhe disa herë me radhë. Ai kishte një shpirt të gëzuar dhe një fytyrë të buzëqeshur. Ai njeri kishte një buzëqeshje të vazhdueshme të pllakosur në fytyrë.

“Ti je i moshuari më i lumtur që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Shpresoj ta dish se sa me fat je. Duket sikur nuk ke asnjë problem në jetë, ndryshe nga shumë prej nesh që jeta na ka shfaqur anën më të errët të saj dhe na ka përplasur poshtë me shumë halle. Rrallë na ndodh të qeshim si ti”, i tha gruaja e re. Këpucari i moshuar heshti për pak, pastaj i tha: Epo, mund të keni të drejtë për këtë.

“Prej sa vitesh punoni në këtë zanat?”, e pyeti zonja. “U bënë rreth 15 vite”, u përgjigj këpucari plak. “Po çne? Po para se të merreshit me këtë, çfarë profesioni keni patur?”, vijoi gruaja me pyetjen tjetër. “Kam qenë shofer, kam punuar taksist gjatë gjithë jetës sime”, tha këpucari. “Kaq shumë e doni këpucarinë sa keni hequr dorë nga profesioni juaj?”, pyeti zonja. “Hmm, po po e dua”, u përgjigj i moshuari si me gjysmë zëri.

“Më kujtove një ngjarje të trishtë me këtë profesionin e shoferit. Doli gjithandej nëpër gazeta se në këtë lagje një taksist kishte humbur gruan dhe tre fëmijët në aksident. O zot sa shumë jam trishtuar atë ditë”, vijoi muhabetin zonja. “Po keni të drejtë, ka ndodhur para 15 vitesh kjo ngjarje”, tha këpucari. Gruaja kurioze e pyeti: Më thuaj, a jeton akoma shoferi? “Po po, gjallë është”, tha këpucari, “pse po pyet?”, vijoi ai.

“Po mendoja mos ndoshta ka pësuar ndonjë infarkt apo diçka tjetër për shkak të dhimbjes së madhe që humbi të gjithë familjen e tij”, tha gruaja. “Jo, jo, nuk ka pësuar asgjë. Është gjallë, edhe pse thellë në zemrën e tij do ta dëshironte këtë gjë”, ia ktheu këpucari. Pastaj zonja shqiptoi: Nuk e imagjinoj dot çfarë mund të ketë kaluar ai njeri, dhimbjen dhe trishtimin që mund të ketë patur atë periudhë. Nuk ma mer mendja se do ta ketë marë më veten dhe të jetë përsëri i lumtur pas asaj që i ndodhi.

“E di, ndoshta mund të kesh të drejtë për këtë”, tha i moshuari. Pasi mbaroi së riparuari këpucën shkoi për pak minuta në dhomën mbrapa dhe i tha zonjës: Vetëm një minutë ju lutem, sa të bëj veprimet e fundit dhe këpuca juaj është gati. Kur u kthye, gruaja veshi këpucën, bëri pagesën dhe u largua duke e falenderuar ustanë e moshuar. Gjatë rrugës, ajo ndjeu diçka që e pengonte në këpucën e sapo riparuar. Ajo e hoqi dhe pa që një copë letër ishtë brenda saj në të cilën shkruhej:

Përshëndetje zonjë e mirë, jam unë këpucari i moshuar i cili të rregulloi këpucën pak më parë. Mund të të duket e habitshme, por desha të të them se unë jam shoferi i cili humbi të gjithë familjen e tij në aksident. Desha vetëm të të them se njerëzit të cilët qeshin më së shumti, janë ata që kanë përjetuar dhimbjen më të madhe.

Mësimi:
Njerëzit që kanë përjetuar dhimbje në jetën e tyre, janë ata që mundohen të sjellin buzëqeshjen në fytyrën e të tjerëve. Ata mundohen që nëpërmjet buzëqeshjes të përballojnë dhimbjen dhe sfidat e jetës. Çfarëdo që jeta tu sjellë, ata mundohen ta përshëndesin me një buzëqeshje. Mos mendo se një njeri që buzëqesh e ka jetën shesh me lule dhe nuk ka vështirësi në jetën e tij. Nganjëherë, pas buzëqeshjes më të madhe, fshihet një dhimbje akoma më e madhe. (Nëse ju pëlqejnë këto tregime, lexoni më shumë të tilla në grupin tonë këtu 👉 Mësimi)./marrë nga portali Mësimi.


Like it? Share with your friends!