Si e harxhon kohën kot secila prej shenjave të horoskopit


Jemi të gjithë fajtorë në shtyrjen e punëve që kemi për të bërë (ndoshta përveç teje Bricjap), por si zgjedh secila prej shenjave ta harxhojë kohën, kur në fakt, duhet të ishin duke bërë diçka të dobishme?

Dashi hyn në një debat politik në Faceboook.

Demi pastron kuzhinën si e çmendur dhe fillon të planifikojë një darkë me miqtë.

Binjakët telefonjnë një mike për të (bërë thashetheme) pyetur si është.

Gaforrja fillon të shkruajë një email, e ruan te draftet, fiksohet, e rihap, e korrigjon, e ruan te draftet.

Luani del për pazar dhe përfundon duke blerë gjithçka.

Virgjëresha bën playlista këngësh, rregullon garderobën, sistemon çantën.

Peshorja ndalon për të shkrepur një selfie dhe përfundon në një shërbim fotografik që i ha gjysmën e ditës.

Akrepi hyn padashje te Instagrami i ish të dashurit, harxhon 3 orë duke e përndjekur nëpër internet.

Shigjetari fillon dhe lexon diçka, çfarëdoqoftë.

Bricjapi nuk e kupton se pse njerëzit duhet ta harxhojnë kohën kot.

Ujori shkon në palestër për një vrap të shpejtë. Rri dhe për kardio dhe muskuj barku.

Peshqit caktojnë një seancë “urgjente” masazhi ose yoga.


Like it? Share with your friends!