Si nëpër filma/ Momenti kur qytetari ndërhyn si “Spiderman” për të ndaluar personin, që po terrorizonte me makinën e tij njerëzit


Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”.  Në pamje shihet se makina ka dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Por personi është ndaluar falë aktit kurajoz të një qytetari të ri, i cili ka fluturuar drejt makinës duke goditur me të dyja këmbët personin që po terrorizonte njerëzit. Ai po sillej disa herë rrotull me makinë dhe ishte dëmtuar nga pjesa e përparme për shkak se kishte thyer barrierat.

Gazeta Shqip në videon e mëposhtme po jep pjesën e neutralizimit të të riut A.M, 35 vjeç, që terrorizoi njerëzit.

Grupi privat në Facebook


Like it? Share with your friends!