Si parashikohet moti këtë javë, temperatura deri në 27 gradë celsius


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se muaji maj do të jetë me temperatura të larta, që do arrijnë këtë javë deri në 27 gradë celsius.

Kjo javë e parë e majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë. Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash.

Më tej qëndrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditën e së enjtes.

Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri. Prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira.

Era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tej kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë. Valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperatura deri në 27 gradë celsius, si parashikohet moti


Like it? Share with your friends!