Si ta kuptoni vetëm duke e parë që keni një Luan përballë jush


Njerëzit e shenjës së Luanit janë zakonisht tërheqës dhe ju mund ti gjeni ata në dy lloje të veçanta. Tipi i parë është bukur e bukur dhe paksa capkën. Ata janë shumë të guximshëm apo luftarak për veten e tyre. Ky lloj ka probabilitetin që ta humbase më shpejt pamjen e tyre të bukur. Tipi tjetër ka një vështrim më pak dramatik dhe pothuajse të butë, është me i këndshëm në pamje. Keta Luanë kanë natyrë më shpirtërore dhe do ta ruajnë pamjen e tyre të jashtme për një kohë më të gjatë.

Shumica e njerëzve të Luanit i kanë tiparet si të maceve, sidomos në fytyrë.Sytë janë shpeshherë të mëdha dhe padyshim që dallohen për zhdërvjelltësi, por edhe për shkëlqim. Ngjyra e syve mund të jetë pak në gri ose blu dhe gjithmonë duket sikur lodron një buzëqeshje në sytë e tyre. Lëkurën e kanë zakonisht në gjendje të mire dhe me ngjyrë me pigment të artë.

Trupi

Zakonisht njerëzit e shenjës së Luanit janë të gjatë, por ka edhe nga ata që janë me shtat të shkurtër.Edhe kur ata janë më të shkurtër se të tjerët në atë dhomë, ju do të vini re padyshim Luanin. Këta njerëz në përgjithësi kanë një krekosje natyrale në lëvizjet e tyre. Luanet sillen sikur të jenë madhështorë dhe bëjnë lëvizje të matura.

Burri Luan

Ai kur ecën e mban gjoksin jashtë. Shpatullat e tij, janë të forta dhe po kështu janë edhe krahët e tij. Ai ka një kokë të madhe, e cila ështe e vendosur në një trup të bukur mashkullor. Kur lëviz, Luani i hedh hapat e mëdhenj, por është i shpejtë dhe i lehtë në ecje; ai mund të jetë një balerin i mrekullueshëm, sepse ai është zakonisht ka një trup elegant. Kur ai qesh me gjithë shpirt, duket sikur po ulëret një luan i vërtetë. Ndonëse këmbët e tij mund të jenë më të shkurtra në krahasim me gjatësinë e tij, duket qartazi se trupi i tij është i fortë. Po ashtu janë edhe duart e tij. Zakonisht ka flokë të dendur dhe një nofull burrërore në formë katrore. Sytë e tij, pavarësisht ngjyrës, janë të ngrohtë dhe të qetë.

Gruaja Luani

Ajo vërtetë është e hollë dhe e gjatë, por këmbët i ka të shkurtra, nëse i referoheni gjatësisë së saj trupore. Gruaja e Luanit sillet si një luaneshe e vërtete; me krenarinë e një mbretëreshe. Fytyra e saj është më gjerë. Sytë e saj janë zakonisht të mëdhenj dhe të ngrohtë. Ajo mund të ketë një hundë të rregullt dhe veshë të vegjel. Qafa e saj nuk është e gjatë.


Like it? Share with your friends!