Si tradhëtojnë 12 shenjat e horoskopit, kush janë më të zotët dhe më të paaftët


Kur bëhet fjalë për tradhëti njerëzit duket se ndahen në shumë grupe, ata që tradhëtojnë fizikisht, ata që tradfhëtojnë mendërisht por nuk marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, njerëzit që nuk e falin kurrë tradhëtinë , ata që e falin, të tjerë që mendojnë se tradhëtia emcionale dhe mendore është më e rëndë etj etj. Cilitdo grup t’i përkisnit nëse jeni në një lidhje dashurie në fillim duhet të mësoni se si tradhëton partneri juaj sipas shenjës së horoskopit.

Bricjapi

Kjo është një shenjë moskokçarëse dhe hyn tek kategoria e njerëzve që tradhëtojnë fizikisht. Mund ta dashurojnë partnerin, por kjo nuk i ndalon së paturi një lidhje paralele. Ç’është më e keqja është se bricjapi nuk e mendon dy herë se si ky veprim ndikon tek partneri apo lidhja e tyre.

Ujori

Në ndryshim nga shenja paraardhëse, ujori tradhëton mendërisht. Ata dashurojnë shumë lehtë dhe ashtu siç u ndizet zjarri ashtu dhe u shuhet. Ndaj nëse kjo shenjë tradhëton me mendje nuk do të thotë që po ju tradhëton pas shpine, por thjesht mendon se po ndjen për një tjetër njeri.

Peshqit janë egoistë dhe dinë shumë mirë si ta manipulojnë situatën. Vështirë të kapësh një peshk duke tradhëtuar sepse janë shumë të kujdesshëm.

Dashi është një natyrë aventuriere dhe të tradhëtuarit, përvojat e reja janë pjesë e aventurës së tyre. Ata nuk e mohojnë këtë gjë, ndaj mos e merrni shumë personale nëse ju tradhëton një dash, sepse sipas atij ai e bën këtë për veten e tij.

Demi mesa duket qenka shenja më besnike e horoskopit sepse nuk tradhëton kurrë. POR nëse e bëjnë do të thotë që ata nuk ju dashurojnë më juve, por atë tjetrin/en. Pra kanë arsye të forta.

Binjakët tradhëtojnë brenda rrethit shoqëror dhe preferojnë njerëzit e njohur si nga ata dhe partnerët e tyre , gje që rrit rrezikun që këta të fundit të kapen.

Gaforrja tradhëton sepse është gjithnjë në kërkim të personit të duhur. Ngjan pak naïve, por ja që gaforret kështu janë. Dhe pse janë të ndjeshme dhe nuk do j’ua thyenin kurrë zemrën partnerit, ndodh që dhe kjo shenjë të tradhëtojë.Kini kujdes sepse zbuloheni menjëherë.

Luani nuk është një shenjat tradhëtare të zodiakut dhe kjo, jo sepse është një shenjë besnike, por sepse nuk duron dot dramat që vijnë pas tradhëtisë. Janë shumë të përmbajtur dhe rrallë ndodh të bien pre e pasionit.

Virgjëresha duket se ka lindur për të tradhëtuar dhe kjo sepse janë mashtrues të lindur. Për peshoret vlen e njëjta gjë. Janë mjeshtra të mashtrimit dhe mund të mbajnë disa partnere njëkohësisht pa ngjallur dyshime.

Akrepi i merr lidhjet shumë seriozisht dhe fatkeqësisht janë viktima të tradhëtive (gjë të cilën nuk e thamë për shenjat e tjera që edhe tradhëtojnë). Ata tradhëtojnë rrallë dhe kur ndodh një gjë e tillë ndihen shumë keq.

Shigjetarët e marrin tradhëtinë si lojë dhe kjo gjë u duket argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë./Living/


Like it? Share with your friends!