Sipas Paolo Fox këto janë shenjat më me fat për javën e 2 të shkurtit


Dashi: Pas një periudhe të ngarkuar dhe mjaft të lodhshme, ky është momenti i përshtatshëm për t’u shkëputur nga puna dhe për t’i lejuar vetes një pushim të merituar. Në aspektin sentimental gjithçka do të vazhdojë normalisht dhe hëpërhë nuk pritet që të keni ndryshime. Shenjës së Dashit i takon vendi i tetë për këtë javë.

Demi: Neptunin dhe Mërkurin do t’i keni në prapavijë, prandaj të lindurit e shenjës së parë të Tokës duhet të shfaqin vendosmëri, sidomos kur është fjala për çështjet e punës. Më datë 8 dhe 9 shkurt do të keni mbështetjen e Hënës. Atëherë do të dalë dhe më në pah ana juaj racionale. Demit për këtë herë i takon vendi i nëntë.

Binjakët: Situata juaj sentimentale paraqitet e mirë. Do të keni njohje të reja me njerëz interesantë. Në fundjavë do të keni takime të bukura dhe do të lini përshtypje të mira, duke shpalosur aftësitë tuaja si oratorë. Java do të jetë e mbarë, pasi do të keni mbështetjen e planetëve dhe prandaj këtë herë do të mbani vendin e dytë.

Gaforrja: Fati do t’ju prijë në sferën profesionale. Do të hasni vështirësi në disa çështje të punës, por për fat, një kolegu juaj do t’ju gjendet pranë, duke ju lehtësuar nga barra e rëndë. Hera-herës është e këshillueshme që t’i ndani problemet tuaja me të tjerët, pasi në këtë mënyrë gjendet më lehtë zgjidhja. Gaforrja do të jetë në vend të nëntë.

Luani: Mos shpresoni që hëpërhë të keni fat në aspektin profesional. Planetët do të jenë në prapavijë dhe prandaj nuk do të arrini rezultatet e shpresuara. Kjo do ta minojë vetëbesimin tuaj, por mos u shqetësoni, sepse situata do të përmirësohet duke filluar që nga java tjetër. Luani këtë herë do të mbajë vendin e dhjetë.

Virgjëresha:
Kjo do të jetë një javë jo fort e mbarë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ata që i përkasin dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë do të hasin vështirësi në komunikim me të dashurin e zemrës. Datat 8 dhe 9 shkurt do të jenë të mbara për të mbyllur disa çështje të punës. Bëni durim, këtë herë ju takon vendi i 12-të.

Peshorja: Pritet që kjo të jetë një javë pozitive në aspektin profesional. Do të tregoni durim dhe përkushtim dhe rezultatet nuk do të vonojnë të arrijnë. Me gjasë do t’i lini pas kolegët. Gjatë ditëve të mesit të javës do të mund të shpalosni aftësitë tuaja dhe me siguri që do të korrni sukses. Peshorja këtë javë do të mbajë vendin e tretë.

Akrepi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin financiar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes në datat 11 dhe 14 shkurt dhe të mos tregoheni dorëlëshuar. Të lindurit e dhjetëditëshit të parë të shenjës duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi komunikimit me partnerin më datë 9 shkurt, nëse nuk duan që më pas të kenë probleme. Akrepi do të jetë në vend të 11-të.

Shigjetari: Venusi dhe Dielli të vendosur në shenjën e Ujorit do të ndikojnë për mirë edhe në shenjën tuaj. Natyra juaj e paqtë do të lërë mbresa të mira te partneri, sidomos gjatë gjysmës së dytë të javës. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri. Duket se gjërat do të zënë vendin e vet dhe për këtë keni meritë ju. Shigjetari do të jetë në vend të pestë.

Bricjapi: Asgjë nuk do t’u shpëtojë këtë javë të lindurve të shenjës së tretë të Tokës. Më datë 8 dhe 9 shkurt Hëna do të kthehet nga Bricjapi, duke ju favorizuar në aspektin profesional. Do t’i vendosni mirë pikat mbi “i”, edhe pse ndokujt nuk do t’i pëlqejë. Gjithçka do të jetë në të mirë të punës. Këtë javë ju takon vendi i nëntë.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit në shenjën e Ujorit në aspektin sentimental. Do të jeni më romantikë se kurrë. Me mbështetjen e Venusit dhe të Diellit do të jeni të favorizuarit e zodiakut dhe lum kush ju qëndron në krah, sepse do të ndihet i përkëdhelur prej jush. Jo më kot do të mbani vendin e parë.

Peshqit: Në fillim të javës do t’ju përfshijë rutina e jetës së përditshme. Puna vazhdon si zakonisht edhe lodhja bën të vetën. Por ditën e premte, më datë 12 shkurt, situata do të ndryshojë për mirë. Në fundjavë ju presin surpriza të bukura në aspektin sentimental dhe do të tregoheni më pasionantë se kurrë. Më në fund do të shpëtoni nga ankthi që ju mundonte. Peshqit do të jenë në vend të 7-të.


Like it? Share with your friends!