Ska më zona të kuqe, nga kufijtë, tek plazhet, parqet, palestrat dhe futbolli. Rihapja që nis sot me 1 Qershor


Pas gati 3 muajësh, ky 1 Qershor shënon një hapje të Shqipërisë, pas masave drastike të ndërmara nga qeveria, si pasojë e COVID-19. Në fund të muajit Maj, ministria e Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, Manastirliu, bëri me dije masat e reja lehtësuese.  Nga sot hapen në vendin tonë kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Të mbyllura do të vazhdojnë që të jenë: aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesat publike dhe tubimet. Nga ana tjetët ende nuk ka informacion se kur do të rifillojë transporti urban dhe ai ndërqytetas.


Like it? Share with your friends!