Sukses pas suksesi! Noizy merr një super surprizë nga “YouTube”


. Reperi është aktiv prej vitesh me prurjet e reja muzikore, të cilat menjeherë bëhen ‘hite’.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij dhuratën që ia ka zbukuruar ditën, vlerësimin nga platforma e muzikës “YouTube” për arritjen e 1 milion ‘subscribers-ave’ në kanalin e tij zyrtar “thisisnoizy”.

“Ju faleminderit për 1.000.000 subscribers”, ka shkruar Noizy krahas videos ku mban pllakën e arit nga “Youtube”.

Kujtojmë se një ndër lajmet më të bujshme ditëve të fundit ka qenë pajtimi i Stresit dhe Noizy-n.

Më herët, në videot e tyre live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Kjo ishte një ngjarje e papritur për fansat e të dyja palëve, të cilët deri tashmë përfshiheshin në “përleshje” online me njëri-tjetrin.

Ndonjëherë , falja është më e mirë se hakmarrja dhe ky ishte rasti më i mirë që e vërtetoi këtë!

Kësaj here, “lufta” e gjatë mes Noizy-t dhe Stresit mori vërtetë fund!


Like it? Share with your friends!