Tashmë është zyrtare/ Klubi i La Ligës shkarkon trajnerin, shkak bëhet… Leo Mesi


Tashmë është zyrtare, Havi Garsia nuk do të jetë më trajner i Valencias në ndeshjet e ardhshme.

 

Shkak për këtë është bërë humbja ndaj Barcelonës, e cila nuk është pritur mirë nga drejtuesit, pasi tashmë Valencia është vetëm 6 pikë lar zonës së rënies.

Dopieta e Leo Mesit ndaj Valencias, që i dha fitoren Barçës në një ndeshje spektakolare, e cila në fund u mbyll 2-3 në favor të katalanasve, ka bërë që drejtuesit t’i njoftojnë shkarkimin Grasias.

Ky i fundit e mori drejtimin e Valencias në fund të sezonit të kaluar, teksa pas formës jo të mirë të ekipit, tani është shkarkuar dhe drejtuesit e Valencias po punojnë për të emëruar “timonierin” e ri.

 

PANORAMASPORT.AL

 

 


Like it? Share with your friends!