Taulanti dhe Graniti i bëjnë të atit dhuratën super luksoze! (Foto)


dy futbollistët e njohur Granit dhe Taulant Xhaka, i kanë bërë babait të tyre një super dhuratë.

Ata i kanë blerë të atit një makinë luksoze të markës “Benz”, teksa e kanë ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.

“Dhurata nga unë dhe Graniti, për babin më të mirë në botë”, ka shkruar Graniti, ndërsa në foto shfaqet i ati teksa teston makinën e re.

Taulanti festoi pak ditë më parë ditëlindjen, teksa mbushi 30 vjeç.

Urimin më të bukur, futbollisti e mori nga vëllai i tij Graniti, i cili i bëri një super poezi në Instagram.

“Gjaki jem vllau jem, m’jape keshilla kur kisha nevoj e m’jape men, jom rrit me ty jom rrit me luana ti je pjesa jem e dyt se na ka ba nana, syni kurr stu ka trem trupi mu ka terqeth n 2014 kur emri yt u permen, rrnofsh me familje e me klevisin e kena ba krenar kejt farefisin. HAPPY BIRTHDAY ? ??”- ka shkruar Graniti krahas fotos me të vëllain.

 

 

Pak ditë më parë, Taulanti festoi ditëlindjen e parë të djalit të tij, Klevisit.

“Gëzuar ditëlindjen e parë për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ti je një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ti je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bërë babanë më të lumtur. Te dua Klevis”, është shprehur kështu Taulanti në Instagram.

 


Like it? Share with your friends!