Tiranë/ Merr peng ish- të dashurën, arrestohet 35- vjeçari


Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 35-vjeçari, i cili ka marrë peng ish të dashurën.

Postimi i plotë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ‘Përndjekja’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!