Tre amanetet e Aleksandrit të Madh dhe kuptimi i tyre.


Teksa kthehej nga pushtimet e tij, Aleksandri i Madh u sëmur dhe zuri shtratin e vdekjes. Atëhere thirri gjeneralët e tij dhe u tha:

“Shumë shpejt unë do të largohem nga kjo jetë. Kam tre amanete, të cilat do të mi zbatoni me kujdes”

Mes lotëve gjeneralët u betuan t’i çonin deri në fund amanetet e mbretit të tyre

1) “Amaneti i parë”,tha Aleksandri, ” që arkivolit tim t’i prijë i vetëm mjeku im.”

2) Pas një pauze, ai vazhdoi, ” Së dyti, dëshiroj që kur arkivoli im të udhëtojë drejt varrit, të lëshoni pas tij gjithë arin, argjendin dhe gurët e çmuar që kam grumbulluar në thesarin tim”.

3) Mbreti u lëshua i këputur në shtrat pasi tha këtë, por pas pak vazhdoi: “Amaneti im i tretë është që të dyja duart të mi lini të më varen jashtë arkivolit”.

Askush që ndodhej në dhomë nuk guxoi të pyesë se ç’qenë këto amanete të çuditshme.  Por gjenerali i preferuar, pasi u përkul e i puthi duart, e a mori në gjoks, i tha:

“O mbreti im, të siguroj se të gjitha dëshirat e tua do të përmbushen. Por na trego pse na le amanete kaq të çuditshme?”

Atë çast Aleksandi i Madh mori frymë thellë dhe u përgjigj

” Unë dua që bota të mësojë tri mësimet që unë mësova nga jeta. Mësime nga tre amanetet e Mbretit Aleksandër…

Dua që mjeku im t’i prijë kortezhit sepse njerëzit duhet ta kuptojnë se asnjë mjek në botë nuk mundet të shërojë vërtet askënd. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk munden të shpëtojnë askënd nga kthetrat e vdekjes. Pra njerëzit mos ta quajnë jetën si të sigurtë.

Amaneti i dytë, për të shpërndarë pasurinë përgjatë rrugës time drejt varrit është për t’i treguar njerëzve se asnjë grimcë ar unë nuk mund të marr me vete. E harxhova gjithë jetën pas lakmisë për pushtet, duke bërë pasuri, por nuk mundem të marr asgjë prej tyre me vete. Le ta kuptojë njerëzimi se është shpërdorim i kotë kohe rendja pas pasurisë.”

Përsa i përket amanetit tim të tretë, që të më lini duart të më varen jashtë arkivolit, dëshiroj që njerëzit ta dinë që unë erdha duarbosh në këtë botë dhe me duar bosh unë po largohem nga kjo botë”.

Pasi tha këto fjalë, Aleksandi i Madh mbylli sytë përjetë. .


Like it? Share with your friends!