Udhëzimi/ Si do të raportohen të dhënat nga institucionet financiare në regjistrin elektronik


Hyn në fuqi udhëzimi që përcakton formatin e skedarit të raportimit të dhënave nga institucionet financiare, në zbatim të ligjit “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se institucionet financiare duhet të marrin masa për zbatimin e kërkesave dhe standardeve të parashikuara në aktin nënligjor, për raportimin e parë dhe raportimet vijuese.

Raportimi i parë i institucioneve financiare duhet të përfshijë edhe të dhënat për llogaritë bankare ose kasetat e sigurisë të mbyllura 5 vitet e fundit, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit nr. 154/2020, “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”. “Për llogaritë ose kasetat e sigurisë të mbyllura para datës 1.1.2020, institucionet financiare raportojnë të dhënat që disponojnë, në përputhje me formatin e skedarit të raportimit, duke mos plotësuar fushat për të cilat nuk disponohet informacion në formatin elektronik. Raportimi i informacionit për llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë do të kryhet në kohë reale, pas përfundimit të veprimeve me klientin. Plotësimi i fushave të kërkuara sipas skedarit të raportimit do të jetë i detyrueshëm dhe transmetimi i informacionit përmes sistemit automatik nuk do të jetë i mundur deri në përmbushjen e këtij detyrimi. Përjashtim nga ky rregull do të ketë vetëm raportimi i parë për llogaritë e mbyllura para datës 1.1.2020”, citohen në udhëzim.

Sipas udhëzimit të Ministrisë të Financave institucionet financiare i raportojnë të dhënat në regjistër në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar sipas formatit të skedarit të raportimit (formati i skedarit të raportimit dhe instruksionet për plotësimin e tij gjenden më poshtë dhe janë pjesë integrale e këtij udhëzimi). Në funksion të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ky udhëzim, institucionet financiare duhet të caktojnë personat përgjegjës të ngarkuar për komunikimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Institucionet financiare duhet të transmetojnë të dhënat e kërkuara nga ligji nr. 154/2020, “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare” dhe ky udhëzim, jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga njoftimi i ngritjes së regjistrit, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Skedari i raportimit

Marrja e informacionit nga institucionet financiare

-Për të realizuar marrjen e informacionit nga institucionet financiare është realizuar zhvillimi i një web servis-i SOAP, i cili mund të konsumohet nëpërmjet platformës ekzistuese të Ndërveprimit Qeveritar (Government Gateway). Backend-et e institucioneve në fjalë mund të komunikojnë me Government Gateway duke postuar të dhënat nëpërmjet protokollit GovTalk. Informacioni i sjellë nga institucionet financiare në Government Gateway ruhet në bazën e të dhënave dhe përgatitet për t’u shkëmbyer me autoritetet përkatëse. Web servis-i implementon dy protokollet e komunikimit: – Standardi RLLB; – GovTalk.

Standardi WebService

-Web servis-i është ngritur mbi skemat XSD të standardit RLLB, kjo do të thotë që të dhënat e dërguara nga institucionet financiare, në format xml, duhet të jenë të formatuara sipas standardit RLLB. Implementimi i ëeb servis-it me skemat xsd, të standardit RLLB, siguron marrjen e informacionit në formatin e duhur dhe eliminon mundësinë e dërgimit të të dhënave në formate të papërshtatshme.

Protokolli i komunikimit

-Protokolli i komunikimit GovTalk ka formatin dhe strukturën si në figurën 3. Është pikërisht DIS-i, mekanizmi që interpreton këtë format mesazhi, merr prej tij vetëm elementin dhe e dërgon më tej në sistemin fundor, nëpërmjet “web service” që ky sistem fundor ekspozon.

-Raportimi nga institucionet financiare kalon në tri hapa: 1. Kontrolli i skedarit të raportuar. Mesazhi i ardhur nga institucionet financiare kalon në një seri verifikimesh: – Formati i skedarit kontrollohet të jetë xml; – Formati i mesazhit të dërguar kontrollohet sipas skemës xsd të standardit RLLB; – Validohen referencat (MessageRefId dhe DocRefId). Këto duhet t’i përmbahen rregullave të përshkruara në dokumente dhe të jenë unike. DocRefId për ReportingFi mund të jetë përsëritëse (jounike) nëse DocSpecType është RLLB2. Pra kemi ritransmetim të informacionit; – Validohen fushat TransmittingCountry dhe ReceivingCountry (duhet të jenë AL);

– Validohet ResidenceCountry për ReportingFi (duhet të jetë AL); – Validohet MessageType; – Validohet prezenca e një grupi raportimi (ReportingGroup). Në rast se lloji i mesazhit është RLLB701 duhet të ketë të paktën një raportim (AccountReport). Nëse mesazhi është RLLB703 (mungesë të dhënash) mesazhi nuk duhet të ketë asnjë raportim për ReportingGroup; – Validohen kombinimet e ndryshme midis MessageTypeIndic dhe DoctypeIndic; – Nëse MessageTypeIndic = RLLB701, asnjë nga elementet nuk duhet të ketë DocTypeIndic = RLLB2 apo RLLB3; – Nëse MessageTypeIndic = RLLB702, asnjë nga elementet nuk duhet të ketë DocTypeIndic = RLLB

– Nëse MessageTypeIndic = RLLB703, nuk duhet të kemi elementin ReportingGroup; – Validim i deklarimit të ControllingPerson. Nëse informacioni i dërguar nuk kalon kontrollet ai hidhet poshtë dhe sistemi dërgon si përgjigje mesazhin e gabimit për institucionin financiar. 2. Depozitimi i informacionit në bazën e të dhënave Informacioni i mesazheve, të cilat kalojnë kontrollet e validimit, do të hidhet në bazën e të dhënave në tabelat përkatëse. 3. Shfaqja e mesazheve të dërguara në panel për përdoruesit e administratës tatimore Punonjësit e autorizuar të administratës tatimore mund të shohin informacionin e dërguar nga institucionet financiare./ D.Azo

monitor/


Like it? Share with your friends!