Ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

 


Like it? Share with your friends!