“Uragani i fitores ka nisur”, Kryemadhi: 25 prilli referendum! Bashkë do e përmbysim Rilindjen!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kyremadhi, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale.

Radhë të gjatë makinash, takime me qytetarët janë pjesë e videos në fjalë. Mbi videon e publikuar, Kryemadhi shkruan se uragani i fitores ka nisur dhe rritet çdo ditë, e na afron me 25 prillin, të cilën ajo e quan referendum .

Postimi:

Uragani i fitores ka nisur dhe rritet më i madh çdo ditë që na afron me datën e referendumit të 25 prillit. Bashkë përmbysim Rilindjen dhe ndërtojmë Shqipërinë Tuaj! #VOTO6 ? #VOTOLSI?


Like it? Share with your friends!