Viti i Ri kinez: Nëse keni lindur në këto vite, ky është viti juaj!


Viti i Ri kinez filloi në 12 Shkurt dhe do të zgjasë deri më 31 Janar 2022. Kau është i dyti nga dymbëdhjetë shenjat e zodiakut: Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Bricjapi, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.

Vitet e Kaut në horoskopin kinez janë: 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009 dhe 2021.

Ky vit do të jetë me fat dhe gjithashtu perfekt për t’u përqëndruar në marrëdhëniet, qofshin këto dashurore ose thjesht miqësi. Në zodiakun Kinez, Kau është shumë punëtor dhe viti 2021 do të jetë koha kur puna juaj do të shpërblehet.

Energjia Yin, specifike për shenjën kineze të zodiakut të Kaut, është mjaft e ndjeshme. Këtë vit do të ndjejmë plotësisht peshën e përgjegjësive tona dhe do të jetë e nevojshme t’i dyfishojmë përpjekjet për të arritur gjithçka që duam. Viti i Kaut është ideal edhe për të vendosur rregull në jetën familjare. Nëse familja është në rregull, gjithçka tjetër zgjidhet. 2021-shi është një vit ku gjithçka do zgjidhet disiplinë. Shumë disiplinë dhe përpjekje për të organizuar kohën.

A do jetë ky viti juaj me fat? Shihni më poshtë 5 shenjat më fatlume të këtij viti:

Miu (1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008)

Për ata që kanë lindur nën shenjën e Miut, idealet dhe lidhjet personale do të jenë shumë të rëndësishme këtë vit. Viti 2021 vjen me një energji të veçantë për ju, pasi optimizmi është në kulmin e tij.

Gjarpri (1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013)

Viti 2021 do t’i ndihmojë Gjarpërinjtë të gjejnë përgjigje në pyetje më personale dhe të thella. Dëshirat e tyre do të bëhen realitet në momentin e duhur, saktësisht kur do të kenë më shumë nevojë. Të lindurit nën shenjën e Gjarprit do të jenë një ndihmë e besueshme për miqtë e tyre, madje do t’i frymëzojnë ata.

Kali (1942, 1954,1966, 1978, 1990, 2002, 2014)

Ëndrrat, aspiratat dhe lidhjet personale do të jenë thelbësore për ju në vitin e ardhshëm. Viti 2021 do t’ju gjejë me energji të veçantë, me ide që do doni t’i vini në praktikë dhe me miq e njerëz të dobishëm, që do ju mbështesin. Optimizmi juaj do të jetë në një nivel të lartë dhe do keni më shumë vetëbesim dhe besim tek njerëzit e tjerë, elementë të rëndësishëm në përmbushjen e një plani.

Majmuni (1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)

Në mënyrë të ngjashme me Gjarprin, njerëzit e kësaj shenje do të qartësohen për çështje intime dhe të thella në jetën e tyre. Dëshirat do t’ju realizohen pikërisht atëherë kur do keni më shumë nevojë. Gjatë vitit 2021, ju do të fitoni gjithnjë e më shumë vetëbesim dhe do të gjeni zgjidhjet më të mira. Do t’i ndihmoni shumë miqtë e do t’i inkurajoni ata me këshillat më të mira.

Derri (1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019)

Gjatë këtij viti, do t’i tërhiqni paratë si me magnet. Është një kohë e mirë për të investuar. Ky fat, shoqëruar me analizat, planet dhe strategjitë tuaja para marrjes së një vendimi, do t’ju ofrojë ca dhurata të mira në jetë!


Like it? Share with your friends!