Vjedh biçikletën, arrestohet nga policia


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 32 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e një biçiklete.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B.


Like it? Share with your friends!