Vjehrra sipas Horoskopit, ja si janë shenjat e zodiakut në rolin e vjehrrës


Shumë shpesh, kur flitet për vjehrra, dikush përdredh buzët, ndërsa dikush tjetër buzëqesh. Është interesant të vështrosh rolin e këtyre grave që zhvillojnë në jetën e çiftit të fëmijëve të tyre. Thuajse të gjitha gratë duan të dinë paraprakisht se4 çfarë vjehrre do kenë dhe për këtë na vjen në ndihmë Horoskopi. Yjet na ndihmojnë në përshkrimin e karakteristikave të vjehrrës tënde dhe nëse vjehrra je ti, të japin një sugjerim të vogël.…

Nëse vjehrra është DASHI – Vjehrra jote është një tip me gjallëri dhe plot energji. Shpesh vishet me rroba për të reja dhe ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i saj i fortë. Nëse ka gjë për të thënë, nuk e mban, si për mirë edhe për keq. Nëse i pëlqen, do të të mbrojë gjithnjë si të ishe e bija. Në të kundërtën, është shumë e ashpër.

Nëse vjehrra je ti: Për tët bir dëshiron më të mirën dhe nëse nuk je e kënaqur me zgjedhjen e tij, ia bën gjithnjë të ditur edhe pa folur.

Nëse vjehrra është DEMI – Për ty një grua duhet të kalojë shumë kohë në kuzhinë e madje të mos lërë as fëmijët ta ndihmojnë. Vjehrra Demi është gruaja e shtëpisë dhe nuk do jetë e lehtë për nusen. Për të evituar problemet, është e nevojshme të vendosësh marrëdhënie të mira dhe t’i thuash sa fiton.

Nëse vjehrra je ti: Je mama që do të mbrosh, por duhet t’i lësh fëmijët të jenë të pavarur, pa ndërhyrë në historitë e tyre. Mos u trego posesive.

Nëse vjehrra është BINJAKËT – Vjehrra në këtë rast është një tip aq rinor dhe simpatike sa shpesh mund t’ju ngatërrojnë për mikesha. Me siguri me të nuk do mërzitesh kurrë dhe ajo do të të përfshijë në shumë hobi të sajat, por do kuptosh se për partnerin tënd nuk është e lehtë të ketë një nënë kështu.

Nëse vjehrra je ti: Evito batutat me ironi ndaj bijve të tu, në shoqërinë e partnereve të reja dhe përpiqu të krijosh më shumë ndjeshmëri mëmësore.

Nëse vjehrra është GAFORRE- Nga rrëfimet që ke dëgjuar nga partneri yt, është një grua shumë e pranishme dhe e kujdesshme ndaj nevojave të fëmijëve, ndaj të cilëve është e gatshme me shumë ëmbëlsi. Por të duket se me ty nuk është e dashur dhe ke dyshime që të kritikon pas krahëve (ashtu siç bën me nuset ose dhëndurët e tjerë).

Nëse vjehrra je ti: Mos u bëj ziliqare ose dyshuese. Nëse yt bir ka zgjedhur shoqen e tij, me siguri e ka bërë edhe në bazë të mësimeve që ka marrë nga ty.

Nëse vjehrra është LUANI – Cilado qoftë mosha e saj ose statusi social, është një grua e pashme dhe do gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Ndaj, të paktën në prezencë të saj, do të të leverdisë të mbetesh në hije dhe ta komplimentosh. Në të kundërtën, do kesh luftë të deklaruar, viktimë e së cilës do jetë partneri yt i gjorë.

Nëse vjehrra je ti: Herë pas here mund të heqësh dorë nga egocentrizmi yt në emër të një vlere të fisshme siç është familja. Kontribuo në lumturinë e fëmijës tënd!

Nëse vjehrra është VIRGJËRESHA – Sa herë që vjehrra jote vjen të të takojë në shtëpi, ke frikë se mos sheh pluhur në ndonjë cep të shtëpisë. Është grua kunjaxhie, e rregullt, kritike dhe e bezdisshme. Nuk ka turp të të thotë se nuk je krehur apo se makiazhohesh keq.

Nëse vjehrra je ti: Fakti që në shtëpi gjithçka është e rregullt sipas skemave fikse në mendjen tënde, nuk do të thotë që duhet të jetë edhe në shtëpinë e tët biri. Ji më e sjellshme.

Nëse vjehrra është PESHORE – Është një grua shumë elegante dhe e rafinuar. Kur të fton për drekë në shtëpinë e saj, vendos në tavolinë pajime artistike dhe moderne. Sa herë që zihesh me partnerin tënd, ajo ndërhyn për t’ju pajtuar, por nuk kupton se me gënjeshtrat e saj të bardha, krijon vetëm dëme.

Nëse vjehrra je ti: Je e lumtur që fëmijët e tu kanë nuse që kujdesen për ta dhe do vuaje shumë nëse do zgjidhnin të jetonin vetëm.

Nëse vjehrra është një AKREP – Është një grua shumë e veçantë dhe do të të studiojë me kujdes sa herë që do shkosh ta takosh, madje edhe pas shumë vitesh nga takimi i parë. Do i mjaftojë një shikim për të kuptuar gjithçka mbi ty dhe të vlerësojë nëse je ose jo e denjë për të qenë pjesë e familjes së saj. Në rast tradhtie, do jetë armikja jote më e keqe.

Nëse vjehrra je ti: Mos i frikëso menjëherë mikeshat e tët biri dhe lërini të jenë të lirshme. Në fund të fundit (shumë thellë) ke një zemër të butë dhe të mirë.

Nëse vjehrra është SHIGJETARI – Kjo është vjehrra ideale, që thuajse çdo kush do donte të kishte! Në fakt flet shumë dhe jo të gjitha nuseve do u pëlqente të kishin shumë mesazhe apo telefonata të gjata. Ato thjesht kanë një marrëdhënie shumë miqësore me partneret e djemve të tyre (madje edhe me ish-ët e tyre) e madje i mbështet kur sheh që i biri nuk po sillet siç duhet.

Nëse vjehrra je ti: Di të jesh e pranishme në jetën e fëmijëve të tu, pa ndërhyrë më shumë se ç’duhet. Nëse e di që ata janë jashtë për një fundjavë, evito t’u telefonosh shumë shpesh.

Nëse vjehrra është BRICJAPI – Është një grua që nuk qesh shpesh. U ka vendosur rregulla djemve të saj dhe pretendon që t’i respektojnë edhe kur të rriten e të krijojnë familje. Kujdeset për shtëpinë dhe nipërit dhe mbesat me dashuri dhe është gjithnjë e kujdesshme për të mos shpenzuar shumë.

Nëse vjehrra je ti: Nëse duhet t’i bësh një dhuratë nuses tënde, të paktën herët e para tregohu bujare. Fakti që fëmijët e tu të binden ende, nuk është e thënë që do e bëjë edhe nusja një gjë të tillë.

Nëse vjehrra është UJORI – Ndonjëherë pyet veten nëse yt bir ka një nënë apo thjesht një shoqe pak më në moshë dhe kjo lloj marrëdhënie të bën të qeshësh. Është një grua e pavarur dhe do këshillojë gjithnjë fëmijët e saj e madje edhe ty (edhe pa ia kërkuar fare). Do i lërë nipat e mbesat të bëjnë ç’të duan, edhe kur ti nuk e do një gjë të tillë.

Nëse vjehrra je ti: Vendos me shpejtësi një marrëdhënie shumë të ngushtë me partneret e bijve të tu, që kur janë të rinj fare. Mos u nervozo nëse të thërrasin ‘zonjë’.

Nëse vjehrra është PESHQIT – Nuk ke arritur ende ta vëzhgosh me vëmendje. Është një grua shumë e sjellshme dhe e gatshme, por ankohet vazhdimisht dhe ke dyshimin se diçka të tillë e bën që të marrë më shumë vëmendje dhe dashuri nga i biri, ose më saktë, partneri yt. Është shumë e gatshme edhe me ty dhe të inkurajon t’i besosh. Mund të kesh besim tek ajo!

Nëse vjehrra je ti: Je pak xheloze për faktin se yt bir përkëdhel më shumë partneren se ty, por duhet ta kuptosh këtë. Lëre të rritet dhe mos e lidh me zinxhir! /Përshtatur nga Pamfleti


Like it? Share with your friends!