Vodhi 7 banesa të dëmtuara nga tërmeti, arrestohet 37 vjeçari


Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka zbardhur  dhe dokumentuar  7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati”, u arrestua në flagrancë një 37 vjeçar, pasi dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve në banesa të dëmtuara nga tërmeti.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Pallati”, për zbardhjen e vjedhjeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti.

 

Arrestohet një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

 

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

 

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme, konkretisht:

 

– Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji;

 

– Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike;

 

– Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat;

 

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner;

 

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.;

 

– Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.;

 

-Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.;

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format