Zbulohet vajza misterioze në krahët e Flori Mumajesit, ja kush është ish-missi që shoqëronte mbrëmë këngëtarin


Është zbuluar identiteti i vajzës misterioze që shoqëronte Flori Mumajesin mbrëmë në ditëlindjen e Arilena Arës. Foto e këngëtarit duke përqafuar me vajzën misterioze u bënë virale. Madje të dy ishin gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit në festë. Por tashmë vajza në krah të Flori Mumajesit nuk është më sekret. Icon Style shkruan se ajo është ish-Missi, Arnita Beqiraj. Vlonjatja u shpall Miss Shqipëria në vitin 2010, ndërsa sot është drejtore e një sërë programacioneve në TV Klan, nga “Miss & Mister Albania”, “X Factor” tek “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

 

Fotot e Florit Mumajesit me Arnita Beqirajn u publikuan nga moderator Labinot Gashi, ndërsa i vendosën pseudonimin “Flutura”.

Nuk dihet nëse janë thjesht këngëtari dhe ish-miss janë në një lidhje dashurie apo vetëm shokë.

 

Flori Mumajesi e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave edhe pse është përfolur për lidhje me disa vajza të njohura të ekranit.

 


Like it? Share with your friends!