Zgjidh një figurë dhe zbulo sa dinë të tjerët për ty


Nëse ju pëlqen hapësira dhe astronomia dhe dëshironi të matni nivelin e marrëdhënies tuaj me të tjerët, ky test psikologjik është i duhuri për ju. Secili prej nesh kur takon një person të panjohur sillet ndryshe. Ka nga ata që janë shumë ekstrovertë, janë libër i hapur dhe menjëherë mund të krijojnë mundësi për dialog dhe komunikim, për të tjetër nuk është as kaq e lehtë e as kaq e dëshirueshme.

Gjysmëhënën

Është shumë e vështirë për ju të fshihni mendimet dhe gjendjen shpirtërore. Shpesh hapeni plotësisht kur jeni mes njerëzve që i njihni më mirë, por nuk mund të tregoni gjithmonë të njëjtin qëndrim kur jeni në prani të një të huaji.

Hëna e plotë

Nëse zgjedhja juaj ishte hëna e plotë atëherë është e mahnitshme se si njerëzit mund të dinë më shumë për ju sesa ju vetë. Ju nuk jeni një person që tregoni gjithçka që i ndodh, kjo ju bën shumë më të drejtpërdrejtë.

Topi i ylberit

Ka shumë të ngjarë që jeni dikush që nuk tregon shumë nga ndjenjat e tij në kohë trishtimi dhe vetmie. Në të kundërt, vendos të hapesh në momentet që janë më të gëzueshme dhe të bukura për t’u ndarë. Kjo është ajo që del nga imazhi i zgjedhur.

Dielli

A keni zgjedhur diellin e testit psikologjik? E gjithë qenia juaj mund të përmblidhet si shpirti i një vetmitari. Kjo sepse njerëzit nuk dinë absolutisht asgjë për ju. Nuk jeni gati të hapeni akoma, nuk keni besimin e duhur tek ata me të cilët rrini.

Ylli

Ju jeni një person plotësisht ekstrovert, i hapur për të treguar gjithçka që ndodh, për të besuar mendimet dhe idetë tuaja. Ju e konsideroni veten një person me fat dhe të lumtur me ato që ka. Nuk jeni ziliqar dhe jeni gjithmonë në dispozicion për të dëgjuar të tjerët.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al


Like it? Share with your friends!